Ju njoftoj se sot ( e hënë ) kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën publike emërimet e larta, në konferencën për media, e cila fillon në ora 15:30.
“Marrëveshja për bashkëqeverisje për Gjilanin 2021 Plus, do të thotë dakordim i parimeve programore për zhvillim të infrastrukturës, arsimit, kujdesit shëshdetësor, zhvillimit lokal ekonomik, pakon për familjen bujqësore, zhvillimin e politikave të rinisë, avancimin e gruas në vendimmarrje dhe për një sport të afirmuar edhe ndërkombëtarisht”, ka thënë kreu i LDK’së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.