Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri të vendit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.
Ai përmes një reagimi në Facebook u ka bërë thirrje të gjitha palëve që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për qetësimin e situates.
Teksa ka kërkuar nga kryeministri Kurti të mos ndërrmarë veprime pa koordinim me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n.
“Me vëmendje, por edhe me shqetësim, po i përcjell zhvillimet në veri të vendit. Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë! U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për qetësimin e situatës! Po ashtu, i kërkoj kryeministrit që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim të plotë me aleatët – ShBA, BE dhe NATO! Gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike”, ka shkruar Haradinaj.