Gazetari Valon Syla, ka komentuar zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës dhe veprimet e kryeministrit Albin Kurti karshi kësaj situate.
Me anë të një postimi në Facebook, Syla ka thënë se kryeministri Kurti dhe moti me reshje shiu janë duke na mbytur.
“Albin Kurti edhe qyky moti i keq i majit… dojnë me na myt”, ka shkruar Syla.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i mbrojti sërish veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
Situata në këtë pjesë është tensionuar, prej se Kosova instaloi me dhunë kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, më 26 maj.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët thanë se përdorimi i forcës minon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.