Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Erdogan, me të cilin ka diskutuar për situatën e tensionuar në Veri të vendit.
Kurti ka thënë se Erdoganit i ka përcjellë edhe shqetësimet e tij, siç ka shkruar ai, rreth “milicisë së dhunshme serbe” ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediave.
“Në një telefonatë me Presidentin Erdogan e urova për rizgjedhjen presidentit dhe diskutova marrëdhëniet tona bilaterale dhe ngjarjet aktuale. I përcolla shqetësimin e tij për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave. Në Republikën tonë, pushteti mund të merret vetëm me vote – asnjëherë me dhunë”, ka shkruar Kurti.