Dëshmitarët të cilët ishin prezent gjatë arrestimit të të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqën, treguan se ai kishte tentuar të ikte nga policia me biçikletë.
Krivaqës iu ishte gjetur biçikleta dhe më pas ishte njoftuar Policia e Kosovës.
Krivaqa u pati arrestuar në një fshat të Ferizajt.
Sot, ai është alivanosur përgjatë seancës në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Gazeta Insajderi raportoi se brenda objektit të gjykatës u pa një ekip mjekësor për t’i dhënë ndihmë Krivaqës.