Kryeministri Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka folur edhe për ngjarjet e fundit të ndodhura në veri, raporton Gazeta10.
Sipas tij, protestat në veri nuk mund të quhen protesta pasi janë të detyruara nga Beogradi.
“Mua më vjen keq për qytetarët serb të cilët po detyrohen të dalin në protesta, sepse unë mendoj se ata sot janë njerzit më të pa lirë në Republikën e Kosovës, pikërisht ai qytetari serb që duket që po e shpreh një vullnet aty para komunës, atij i mungon më së shumti liria, por jo përshkak të Prishtinës po përshkak të Beogradit”, u shpreh Kurti në Kuvend.
E sipas tij tani nuk është në pyetje çlirimi i Kosovës por çlirimi i komunitit serb nga Beogradi.