Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë mbledhur sot në një seancë të veçantë ku po diskutojnë rreth zhvillimeve të fundit në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit, ku tash e pesë ditë qytetarët po protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, raporton Gazeta Sinjali.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka komentuar kërkesat e liderëve opozitarë, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku, të cilët thanë se duhet të arrestohen kriminelët në veri.
Ai ka pyetur Abdixhikun dhe Krasniqin se a duhet t’i arrestojë këta kriminelë me koordinim apo pa koordinim.
“Unë ju falënderoj për këtë thirrje që ma bëtë që të arrestohen këta kriminelë. Por unë e kam një pyetje për juve, arrestimi i këtyre kriminelëve a me koordinim apo pakoordinim?” – ishte pyetja e Kurtit që ngjalli të qeshura në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkohë deputetin Abelard Tahiri e ka pyetur se arrestimi i kriminelëve a duhet të ndodh me shurdhues apo pa shurdhues.
“A me shurdhues a pa shurdhues”, ka thënë Kurti.