Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 13-40 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 11 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 25°C. /MeteoKosova/