Liria do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në sezonin e ardhshëm 2023/24.
Prizrenasit ia dolën të rikthehen në elitë pas katër vjetësh, pasi mposhten sot Ferizajn në ndeshjen e barazhit.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” nuk prodhoi fitues as pas 120 minutave, duke u mbyllur baras dhe pa gola.
Kësisoj, skuadra e Superligës u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive – aty ku më të saktë u treguan të përzgjedhurit e Xhengiz Rexhepit.
Liria në penallti fitoi me rezultatin 3:0.
Kësisoj, Liria ngjitet në Superligë – kurse, Ferizaj bie sërish në Ligën e Parë./GazetaSinjali/