Nuk kanë lënë figurë politike pa e poshtëru publikisht, me ose pa faj, duke akuzuar e shpifur parreshtur kundër secilit që nuk ishte në vij me ta. Sot, kur ata (Vetëvendosje) janë në pushtet në Gjilan, nuk janë tu lënë t’zezë pa bë me konkurse, me projekte e me gjithçka që është publike.
Është totalisht e papranueshme që rezultatet e konkursit në ‘Hidromoravë’ të publikohen të enjten, ndërsa afati për ankesa të publikohet të premten e të paknaqurit të kenë kohë vetëm tri ditë për tu anëkuar. Normalisht afati duhet të jetë për ditë pune, jo për ditë vikendi, atëherë kur institucionet nuk punojnë e ankesat s’ka kush i pranon.
Kjo ndodh për shkak se favorizohen anëtarë të familjes së shokëve të kryeshefave, e këta të fundit dihet me çfarë direktova punojnë.
Dyshimet e kandidatëve janë edhe në anëtarët e Bordit të Drejtorëve të cilët sipas tyre janë pjesëmarrës në kurdisjen e konkurseve në Hidramorava, andaj konkursi duhet të kthehet në pikën zero.
Pra, çfardo hapi tjetër përveç rikthimit në pikën zero të këtij konkursi, të paknaqurit duhet t’i drejtohen organeve kompetente për të kërkuar drejtësi. E kanë mbështetjen tonë.
Nuk do të lejojmë parregullësi e favorizime. Nuk do të heshtim ndaj asnjë shkelje të të drejtave të qytetarëve e ndaj shkeljes së ligjit.