Pasi ka fituar finalen e kupës ndaj Gjilanit me rezultat 2:0, Debatik Curri, kryetrajner i Prishtinës ka deklaruar:
“Jam shumë i lumtur për fitimin e kupës. Gjatë sezonit patëm vështirësi, i mblodhëm forcat, motivuam lojtarët e jam i kënaqur për sakrificën. Është trofeu i parë i imi si trajner, jam fëmijë i Prishtinës e ky rezultat është një gëzim shumë i madh. Sa i përket licencimit nuk jam kompetent. I lamë problemet anash e u koncentruam në ndeshje. Prishtina bash kur është duke u fundosur, ajo ngritët dhe tregon futboll të mirë e fiton trofe. Shpirti luftarak e angazhimi e karakterizojnë Prishtinën dhe unë jam shumë i kënaqur, njerëzit e klubit e shpresojmë të vazhdojmë e të sjellim trofe edhe në të ardhmen”./kryelajmi.com/.