Liria ka arritur të fitoj ndeshjen e barazhit ndaj Ferizajt vetëm pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-0.
Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën ashtu siç filluan me rezultat të pastër 0-0.
Megjithatë skuadra prizrenase mund ta humbas ndeshjen në tavolinë me rezultat 3-0.
Arsyeja është se disa nga futbollistët e Lirisë kanë kontrata me klubin bardhezi deri më 31 maj, derisa ndeshja është zhvilluar më 4 qershor.
Kanë qenë shkrimet e ndryshme nëpër mediat vendore për futbollistët e Lirisë që kanë bërë Ferizajn të bëj ankesë.
Gazeta Olle merr vesh se Ferizaj ka bërë ankesë zyrtare në FFK ditën e djeshme dhe tani është në pritje.
Në rast se FFK i jep drejt Ferizajt, do të ishte një goditje për Lirinë pasi nuk ndodh thuajse askund në botë që kontratat të bëhen deri më 31 maj, pasi gjitha klubet i lidhin në kontrata futbollistët deri më 30 qershor.
Nëse del të jetë një gjë e tillë e vërtetë, atëherë futbollistët e Lirisë kanë luajtur pa kontrata më 4 qershor ndaj Ferizajt në ndeshjen e barazhit dhe skuadra e udhëhequr nga Andrej Panadic ka drejt ankese dhe mund ta fitoj rastin. /Gazeta Olle/