Kryemistri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se ua ka propozouar Gjermanisë dhe Francës një draft të statuit të Asociacionit për Republikën e Kosovës.
Ai ka konfirmuar se dje ua ka dërguar draftin presidentit Macron dhe kancelarit Scholz dhe se e ka vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe palën amerikane, raporton Express.
Rama thotë se e ka marrë këtë iniciativë duke e ditur se do të vinin gjërat në pikën kur Kosova dhe Serbia s’do të merren vesh. Ai thotë se drafti është në pajtim me gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetutese të Kosovës.
“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe Scholz një draft të Asociacionit për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charles Michelin dhe palën amerikane. Është një draft punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh. Gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë.Kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakutpueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë. Palët nuk po mërren dot vesh se as kush duhet ta shkruaj këtë tekst, e jo më se çfarë do të ketë teksti. Është dokument konfidencial që s’pretendon të jetë zgjidhja ideale por është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Uroj që ky material do të vlej për të çuar në një nivel tjetër dialogun dhe për t’I bërë palët që të flasin për gjëra konkrete”, ka deklaruar Rama.