Ish deputeti i Vetëvendosjes, i cili aktualisht është deputet i pavarur, Haki Abazi, e kundërshtoi Projektligjin e ri për zgjedhjet derisa tha se është bërë sa për të thënë se ka konsensus partiak, raporton teve1.info
Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, Abazi tha se me këtë Ligj po tentohet të manipulohen qytetarët se sipas ij, po u lehtësohet jeta bashkatdhetarëve.
“Të lidhem pak me fjalimin e kryeministrit që e pati 80 për qind për diasporën. Ne e dimë sa kemi ambasada e konsullata jashtë. Është keq me u mundu me manipulu me idenë që ua kemi lehtësuar jetën bashkatdhetarëve. Ne kemi numër të vogël të ambasadave e konsullatave. Dikush në Australi ose në shtete të tjera të mëdha nuk e ka më lehtë të shkojë në konsullatë të votojë. Tentimi për ta paraqitur ambasadën si vend që u lehtësohet jeta është manipulim. Prapë po e përdorim sistemin zgjedhor për t’i joshur njerëzit të vinë të votojnë por kur përfundojnë zgjedhjet harrojmë kush është diaspora”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se Projektligji i zgjedhjeve në përmbajtje është bërë sa për të thënë që ka pasur konsensus partiak por, sipas tij, asesi për ta adresuar kualitetin e demokracisë.