Kryetari Alban Hyseni, ka dalë në terren për të parë nga afër situatën dhe dëmet pas reshjeve të shiut në fshatin Pogragjë shkruan Radio Star.
Ai ka thënë se do të fillojn vlersimet e dëmeve të shkaktuara, pas përfundimit do ti ndihmojnë qytetarët dhe do ti kompensojnë dëmet.
Shkrimi i plotë:
📍Sot inspektuam dëmet e shkaktuara nga reshjet në fshatin Pogragjë dhe zonat përreth, bashkë me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe asamblistë.
🗂Komisioni për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, do të fillojë punën për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, pas përfundimit të të cilit do të ndihmojmë qytetarët tanë dhe do të kompensojmë dëmet bazuar në mundësitë tona komunale si dhe duke kërkuar ndihmën e institucioneve qendrore.