FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se pas negociatave të sukesshme, ka arritur që të përmbyllë marrëveshjen me trajnerin e njohur, Ismet Munishi.
Marrëveshja e nënshkruar sot në zyret e klubit, ka të bëjë për një periudhë së paku 2-vjeçare. Ky projekti i nënshkruar mes klubit tonë dhe Munishit është afatgjatë, me synime të qarta dhe besim të hekurt mes vete.
Trajneri Ismet vjen në FC Ferizaj me një bagazh të madh si lojtar dhe trajner. Si lojtar ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave të mëdha sllovene, Maribor, Mura 05, Olimpija Lubljana. Ndërsa ka luajtur edhe në Sekerspor, Maccabi Herzilya dhe skuadren e njohur ukrainase, Vorskla Poltava.
Kurse, si trajner ka udhëhequr me ekipin kampion të Llamkos Vushtrrisë, ku edhe është shpallur kampion, duke prodhuar lojtar të kalibrit si Milot Rashica. Sukseset e tij, ai i ka vazhduar edhe në KF Ballkanin dhe SC Gjilanin, duke i vendosur gurëthemelet e këtyre ekipeve që sot luajnë në Evropë.
Së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës, që pavarësisht rrethanave, arriti që ta komponoj një skuadër shumë kualitative dhe konkuruese.
🗣Me rastin e prezantimit, trajneri ynë i ri, Ismet Munishi deklaroi se sot është i lumtur që ka nënshkruar kontratë me njërën ndër ekipet më të organizuara në futbollin kosovar.
🎙 “𝐅𝐂 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣 𝐩𝐚𝐯𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐚𝐫𝐨𝐣𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐋𝐢𝐠𝐞̈𝐧 𝐞 𝐏𝐚𝐫𝐞̈, 𝐣𝐚𝐦 𝐢 𝐛𝐢𝐧𝐝𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐨𝐣𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐮𝐩𝐞𝐫𝐥𝐢𝐠𝐞̈𝐬. 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐬𝐞𝐫𝐢𝐨𝐳, 𝐧𝐞 𝐞 𝐬𝐲𝐧𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐣𝐨 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐒𝐮𝐩𝐞𝐫𝐥𝐢𝐠𝐞̈𝐧, 𝐩𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞𝐫𝐢𝐮𝐝𝐡𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐟𝐞̈𝐫𝐭”, ka thënë Munishi.
Tutje, ai ka premtuar se do të jap më të mirën nga vetja që ta kthej klubin në nivelet më të larta sepse tifozët e klubit “UJQIT”, qytetarët e Ferizajt e meritojnë më shumë se gjithë të tjerët që ky klub t’i përfaqësoj e t’i bëjë krenar.
🗣Ndërsa, presidenti i klubit, Lulzim Abazi është shprehur se me vet faktin që sot në krye të FC Ferizajt është vendosur Ismet Munishi, tregon shumë për ambiciet e klubit.
🎙 “𝐌𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐚 𝐦𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢𝐧 𝐈𝐬𝐦𝐞𝐭 𝐤𝐚 𝐪𝐞𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐞 𝐥𝐞𝐡𝐭𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐬𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐤𝐚𝐦 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐤𝐲 𝐯𝐞𝐜̧𝐬𝐞 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐢𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐭𝐨𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐤𝐚 𝐛𝐞𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐞̈. 𝐒𝐨𝐭 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐣𝐚𝐦 𝐢 𝐥𝐮𝐦𝐭𝐮𝐫 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐨 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐬𝐞𝐫𝐢𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐭𝐨𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞𝐧. 𝐍𝐞 𝐝𝐨 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐟𝐮𝐪𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐬𝐞 𝐬𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐚𝐥𝐮𝐚𝐫. 𝐕𝐞𝐭 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝐈𝐬𝐦𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐬𝐨𝐭 𝐤𝐞̈𝐭𝐮, 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐧 𝐬𝐞 𝐧𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢”, tha presidenti, Lulzim Abazi.
FC Ferizaj rrugëton me kampiona të kalibrit të Ismet Munishit. Kush ka menduar ndryshe, nuk na ka njohur kurrë.
FC Ferizaj, dy ngjyra, një dashuri 🔵⚪️