Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 17:00, do të mbahet një konferencën e jashtëzakonshme për media.
Sipas njoftimit, konferenca mbahet lidhur me rastin ku në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit, dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë policorë kufitar patrullues.
Në këtë njoftim nuk jepen sqarime se kush do të marrë pjesë.