Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kombeve e këtij viti.
Në finale do të takohen Kroacia dhe Spanja.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam.
Për Kroacinë është hera e parë që është në finale të këtij kompeticioni.
Kombëtarja kroate në gjysmëfinale eliminoi Holandën, duke e mposhtur pas vazhdime me rezultatin 4:2.
Ndërkaq, Spanja do të luajë për herë të dytë në finale të Ligës së Kombeve, pas asaj të vitit 2021, në të cilën ishte mposhtur nga Franca.
Kombëtarja spanjolle në gjysmëfinale të këtij edicioni eliminoi Italinë 2:1.