Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm dhe i interesuar të shkojë në takimin e ardhshën në kuadër të dialogut në Bruksel.
Kurti në një konferencë ka thënë se në këtë takim do ta paraqesë dokumentacionin për krimin që është kryer ndaj tre policëve të kidnapuar nga Serbia.
“Unë jam i gatshëm dhe i interesuar që të shkoj në takimin e ardhshëm në Bruksel, në mënyrë që të paraqes hollësisht të gjitha këto të dhëna të cilat i morëm dhe ta kuptojmë që deeskalimi i situatës që po e kërkojnë të gjithë nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pa kusht të tre policëve dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë ndërsa normalizimi nënkupton zbatimin e menjëhershëm, pa kushte dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike. Pra unë jam shumë i interesuar të paraqes të gjithë dokumentacionin e Kosovës për këtë krim që është bërë ndaj tre policëve, ndaj familjeve të tyre dhe ndaj Republikës sonë. Deeskalimi drejt paqes nënkutpn drejtësi dhe ne duam drejtësi ndërkombëtare dhe jo vetëm vendore”, tha Kurti.