Skuadra e FC Dritës, sot ka mësuar kundërshtarin në Confrence League, ku do të përballet me klubin çekë Viktoria Plzen.
Pas kësaj shortin e ka komentuar edhe trajneri grekë Akis Vavalis, i cili ka thënë se do të kemi një kundërshtarë shumë të vështirë, një kundërshtarë që viteve të fundit ka luajtur në faza të grupeve.
Shkrimi i plotë:
Treneri Akis Vavalis komenton shortin
Sot është hedhur shorti për rundin e dytë në kuadër të Conference League.
Klubi jonë FC DRITA do të ketë përballë ekipin Çek Viktoria Plzen. Treneri jonë pas shortit është shprehur se:
Një ndeshje shumë e rëndësishme. Kemi një kundërshtarë shumë të vështirë, një kundërshtarë që viteve të fundit ka luajtur në faza të grupeve.
Klubi jonë në vitet e fundit e ka dëshmuar që kundër kundërshtarëve të fort ka pasur përformanca të shkëlqyera dhe shpresojmë shumë që edhe këtë vit të bëjmë mirë dhe pse jo të shkaktojmë befasi.
Të gjithë e din që ne nuk jemi favorit për këtë ndeshje por ne do të luftojmë për shanset tona. Do të jetë një ndeshje e madhe dhe një mundësi e mirë për të gjithë lojtarët tanë dhe për tifozët tanë që të shohin një ndeshje rivalizuese.
FC DRITA⬜️🟦