Pas pesë ditë kërkimesh në lumin Lepenc, sot është gjetur njëri nga policët e zhdukur në mbrëmjen e së shtunës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për Telegrafin se trupi është gjetur 5 kilometra larg nga vendi i aksidentit.
Është gjetur trupi i njërit nga policët e zhdukur në lumin Lepenc, 5 kilometra në larg nga vendi i aksidentit. Trupi është gjetur nga ekipi kërkimor i FSK-së”, ka thënë Gashi.
Duhet kujtuar se, dy policët, Malësor Dashi e Armend Trena, mesnatën e së shtunës janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.