Për të Premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa vonë pasdite si dhe në mbrëmje, pritet shtim i tyre, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh. Disa prej tyre të ashpërta!
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C. /MeteoKosova/