Aktivistë të Partisë Socialdemokrate nëpërmjet një aksioni simbolik në oborrin e Qeverisë së Kosovës, kanë vizatuar skenën ku humbin jetën punëtorët e ndërtimtarisë.
Donjeta Demolli nga PSD-ja tha se vetëm gjashtë muajt e parë të këtij viti, 12 punëtorë që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës në Kosovë, njëri prej tyre madje duke punuar në një projekt të qeverisë, i cili ishin në një objekt publik.
Ajo tha se punëtorët punojnë pa masa të sigurisë, pa masa mbrojtëse, pa sigurim shëndetësor e me pagë shumë të ulët, por punojnë edhe të shtunave dhe pas orarit të punës.
Demolli shtoi se me këtë aksion duan t’i bëjnë thirrje Qeverisë që ta njoh kontributin e punëtorit të Kosovës dhe t’i korrigjojë padrejtësitë sistematike me të cilët përballën ata.
Lidhur me rrezikshmërinë ndaj punëtorëve ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ku thuhet se është brengosëse humbja e jetës të punëtorëve, e në disa raste në mesin e të cilëve ka persona të mitur.