Të shtunën, më 24 qershor 2023, në Stamboll të Turqisë, u përurua drama e anëtarit të Varg e Vi-së, autorit Avni Shkodra. Në përurim mori pjesë, Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll, znj. Suzana Novobërdaliu, Ugur Hakan Guneri – aktor turk, Orhan Kurtuldu – aktor me origjinë shqiptare dhe Ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, z. Lulzim Mjeku.
Drejtori i Varg e Vi-së, Migjen Fazliu, foli për projektin e përkthimit të dramës shqipe të Shkodrës në gjuhën turke ku theksoi rëndësinë e madhe që kanë projekte të tilla për bashkëpunimin ndërkulturor, globalizimin e vlerave universale dramaturgjike dhe fokusin e Varg e Vi-së si organizatë, edhe në kultivimin e dramës shqipe dhe ndërkombëtarizimin e saj nga brezi i ri i dramaturgëve.
Ndërsa autori, Avni Shkodra, foli për përmbajtjen e dramës “Djalli i Tasmanisë”, kontekstin e të shkruarit, motivin dhe nevojën për të shpërfytyruar zakonin paramodern e parashtetëror, atë të gjakmarrjes.
Drama u cilësua me interes për inskenim edhe në Turqi, meqë fatkeqësisht ende në shoqërinë turke ka raste të shumta të gjakmarrjes si në kontekstin e hapësirës shqiptare. Tema e dramës dhe ngjarja iu duk interesante të pranishmëve, e cila ngjalli një diskutim, që zgjati rreth 3 orë.
Përurimi u organizua në Beltaş Artists Cafe, Akat, Tepecik Yolu Sok. Parku i Artistëve Nr:11, 34337 Beshiktash, në Stamboll të