Tre zyrtarët policorë të Kosovës, të rrëmbyer nga autoritetet serbe më 14 qershor, janë liruar sot. Këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se edhe pse ata janë liruar, Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.
Kurti tha se kjo shkelje e rëndë duhet të qortohet.
“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi.”, ka shkruar Kurti.
Tre policëve kosovarë iu ishte caktuar masa e paraburgimit më 16 qershor, por dihej kohëzgjatja.
Qeveria ka deklaruar se ata janë kidnapuar nga territori i Kosovës, derisa nga Beogradi kanë thënë se ata janë arrestuar në territorin serb.
Autoritetet serbe patën thënë se ata dyshohet të kenë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.
Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar vazhdimisht lirimin e tyre pa kushte.