Në pragë të festës së Kurban Bajrami, komuna e Gjilanit, sot ka ndarë 250 pako me gjëra ushqimore për familjet në nevoj shkruan Radio Star.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusit në ‘facebook’, ka treguar se sot janë shpërndarë 250 pako ushqimore dy ditë para festës së Kurban Bajramit.
Më tutje ai ka thënë se komuna e Gjilanit, çdo ditë po vazhdon me punë të mira për të gjitha shtresat.
Shkrimi i plotë:
Në prag të festës së Kurban Bajramit, shpërndamë 250 pako ushqimore për familjet në nevojë. 📦🥖🍴🏡
Po vazhdojmë përditë, me punë të mira #përtëgjithashtresat.