Një qytetar nga Komuna e Gjilanit G.R. ka gjetur në rrugë 700 euro dhe ka vendosur t’i ruaj për personin që i kanë humbur.
Bashkë me to ai ka gjetur edhe një leternjoftim, e cila siç shihet në pamje i takon M.S. po ashtu banor i kësaj komune.
G.R. ka njoftuar të afërmit e personit në fjalë se paratë mund t’i gjejnë tek ai, përmes një postimi në grupin e ashtuquajtur “Marakli t’kerreve”, njofton GazetaBlic.com
“Kush e njeh këtë person se i paskan ra do pare me leternjoftim le të lajmërohet”, ka shkruar ai sipër fotografisë ku shihen paratë në tokë
Paratë e gjetura në rrugë bashkë me leternjoftimin
Nuk kanë munguar as komentet pozitive nga anëtarët e këtij grupi, të cilët kanë uruar G.R. për këtë veprim fisnik.