Në motin perfekt dhe me një shoqëri të mrekullueshme, Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Gjilani, për herë të katërt arriti Majën më të lartë në Ballkan, Musalla 2925 m të Bullgarisë. Po ashtu një grup i Shoqatës, të entuziazmuar nga ecja, vazhdoi edhe në majën Musalla e vogël.
Krejt këtë arritëm ta realizojmë falë atmosferës që u krijua nga anëtarët e shoqatës plot vullnet e relax që na bëri të mos e ndjejmë fare lodhjen. Të gjithë në harmoni dhe në mënyrë festive, me humor e biseda të ndryshme, shprehëm kënaqësinë tonë që i takojmë një shoqërie të tillë, në ShBA Gjilani.
Për këtë organizim të mrekullueshëm falënderojmë për kontributin sponzorët,
Hector Kuzhina
Red Rain
Furra Shqiponja dhe
Kompania e ujit Miros
Me respekt,
Stafi i ShBA Gjilani