Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Abelard Tahiri i është përgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje për videon e publikuar ku atakohet opozita.
Tahiri ka thënë se pushteti i Kurtit shpejt do të përcillet, disa në shtëpia e disa në burgje.
“Pushteti i sanksionuar i Albinit tashmë ka hyrë në një fazë të re paniku. Sot e paska publiku një video duke e sulmuar opozitën, që dëshmon më së miri se kanë edhe frikë pikërisht nga kjo opozitë. Shumë shpejtë do t’ju përcjellim; disa në shtëpia e disa në burgje” shkruan Tahiri në reagim.