Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik kanë identifikuar vozitësin i cili duke drejtuar automjetin e tijë, ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) ku sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar shpejtësinë në 119 km/h.
Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë prej pesëqind euro (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej një (1) vit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.