Me homazhe e nderime është kujtuar të mërkurën dëshmori i kombit Fadil Jakupi-Fatbardhi, nga zona e Karadakut e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kishte luftuar në zonën e Llapit, në betejen e Zhegovcit e Marecit me bashkëluftarët tjerë.
Në 24 vjetorin e rënies së dëshmorit janë bërë homazhe dhe vendosur lule tek varri i tij në komplesin përkujtimor të Gjilanit, teksa të pranishmit vlerësuar lartë rolin e Fatbardhit si pjesë e UÇK-së, për lirinë e Kosovës, përcjellë PlusTV.
Në këtë përvjetor ku morën pjesë edhe veteranë e nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dega në Gjilan, u prezantua edhe një portret i mrekullueshëm i dëshmorit nga Livoçi i Epërm.
Pamjet e aktivitetit: