Pensionistëve të larguar nga puna në vitit e 90-ta, u është mundësuar përfitimi i pensionit kontributpagues.
Kjo erdhi përmes ndryshimeve ligjore, që Qeveria u obligua nga Gjykata Kushtetuese që t’i bëjë në ligjin ekzistues për skemat pensionale, duke larguar dispozitën prej 15 vitesh përvojë pune, e cila u vlerësua si diskrimunese.
Këtë ndryshim ligjor, pensionistët e mirëpritën, ndonëse e shohin si të vonuar.
Nga Shoqata e Pensionistëve, vlerësojnë se me miratimin e këtij ligji i është dhënë fund një padrejtësie shumëvjeçare.
Për këtë ndryshim ligjor, sindikatat thonë se kanë bërë presion qysh prej vitit 2014.
Shkak i kësaj vonese, Jusuf Azemi nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, konsideron se shumica e përfituesve potencialë nuk jetojnë më.
Për realizimin e ekzekutimit të këtyre pensioneve, Ministria e Financave përllogariti se shtetit do t’i kushtojë rreth 60 milionë euro çdo vit./teve1/