Kuvendi Komunal i Gjilanit, pas shkarkimit të Arianit Sadikut, sot ka zgjedhur kryesuesin e saj të ri shkruan Radio Star.
Me 20 vota pro kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit, është zgjedhur Kushtrim Kadriu, nga Lëvizja Vatra, pas kësaj ka reaguar ashpër edhe kryetari Alban Hyseni, përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se LDK dhe PDK bashkë kishin numra të mjaftueshëm për ta zgjedhur kryesuesin e ri.
Postimi i plotë:
Mjerimi nuk ka kufi
Sot, në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal.
LDK dhe PDK bashkë kanë numra të mjaftueshëm që të zgjedhin kryesuesin e ri. Ata u pajtuan kundër nesh, por pozita e vetme si copëz ndarje mes tyre nuk i le të bëhen bashkë.
Në këtë seancë, kasta e vjetër kleptokraste e zhvatëse zgjodhën për kryesues një asambleist që ka një grusht votash. Për më tepër, kryesuesi i ri para pak kohe është dënuar nga gjykata dhe është nxjerrë aktgjykim dënues ndaj tij.
Për interesa të përbashkëta e për punë të ndyta mund të bëhen bashkë. Tash, kur kanë shumicën në Kuvendin Komunal, nuk kanë guximin që të dalin para qytetarit duke kryesuar edhe asamblenë por struken pas satelitëve që pak vite më parë i kishin kundërshtarët më të mëdhenjë.
Është tejet zhgënjyese të shohësh, të veprosh e jetosh me nivelin e politikës së vendit tonë. Por, prapëseprapë, kjo ngjarje e shumë të tjera, për ne, që jetojmë për ndryshim, që frymojmë ndryshe, që punojmë ndryshe duhet të jetë dhe është motiv shtesë për të vazhduar rrugën drejt synimeve tona.
Bashkë me qytetarët jo kundër tyre.
Me ndershmëri e profesionalizëm për ndryshim!
#LVV #bashkeqeverisim #pertegjithamoshat #pertegjithashtresat #pertegjithalagjet #pertegjithafshatrat