Mëngjesin e sotëm, një banesë në qytetin e Gjilanit është kapluar nga zjarri, ku është gjetur pa shenja jete një person i moshës 50-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani.
“Njësitet e zjarrfiksëve me urgjencë kanë dalë në vend të ngajrjes. Jane evakuar të gjithë banorët e banesave për rreth për çështje sigurie. Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në banesë eshte gjetur nje person pa shenja jete i gjinisë mashkullore, rreth 50 vjeç”, tha ai.
Zjarri vinte nga kati i katërt i banesës, e cila ndodhet në afërsi të tregut të gjelber.
Hashani tha se njësitet patulluese si dhe njësitet e zjarrfikësve me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë banorëve nga banesa, për çështje sigurie.
Ai shtoi se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pa jetë të dergohet në IML ndërsa hetuesit rajonalë janë duke i hetuar rrethanat e rastit.