Pas një pune me dekada të tëra në administratën komunale këtë të hënë ka mbërrirë moshën e pensionimit zyrtarja për të drejtat e fëmijëve, zonja Hanumshahe Rexhepaj, e cila gjatë punës së saj ka dhënë një kontribut të çmueshëm në mbrojtjen, avancimin dhe përmirësimin e të drejtave të fëmijëve, shkruan kryelajmi.com
Kolegët e saj në postimin e tyre pas ceremonisë së përbashkët kanë shkruar:
Për nder të pensionimit të zyrtares për të drejtat e fëmijëve, bashkë me kolegë, në emër të kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban S. Hyseni, ndamë mirënjohje për znj. Hanumshahe Rexhepaj dhe e falenderuam për punën e angazhimin shumëvjeçar në institucionin komunal.
Znj. Rexhepaj i dëshirojmë pensionim të shëndetshëm bashkë me familje.