Të premtën që shkoi Kuvendi komunal i Gjilanit, mbajti seancën e radhës, pas shkarkimit të Arianit Sadikut, pozitën e tij e zuri Kushtrim Kadriu shkruan Radio Star.
Kadriu, përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se ish-kryesusi nuk e ka bërë dorëzimin e detyrës dhe atij i është bllokuar dera e zyrës dhe nuk është lejuar të futet në zyren e tij.
Shkrimi i plotë:
Sot fillova ditën e parë të punës me bllokim dhe mos pranim-dorëzim të detyrës zyrtare si Kryesues i Kuvendit Komunal në Gjilan ashtu siq i ka hije e qysh do reni e vendi.
Siç e shihni në video, dyert ishin të mbyllura dhe adresën për çelësin e derës së zyrës ku unë do të qëndroj ishte në pikëpyetje, zyrtarët nuk e dinin, por të gjithë e dinin se do të duhej që ish-kryesuesi ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës.
Gjithësesi bashkë me administratën e Kuvendit dhe asambleistët do ta funksionalizojm këtë institucion ligjvënës komunal.