Ka nisur tërheqja e një pjese të policëve nga objektet komunale në Veri, bazuar në marrëveshjen e arritur ndërmjet Besnik Bislimit e Miroslav Lajçak në Bratisllavë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Veton Elshani, Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut.
”Pas pranimit të vendimit të qeveris nga ana e Menagjmentit të Policisë, i njëjti është dërgu në teren për ekzekutim. Vendimi i Qeveris së Kosovës ka filluar të implementohe”, ka thënë Elshani.
Policia e Kosovës ka qenë e vendosur për rreth objekteve të komunave.
Tash e më shumë se një muaj në Veri ka pasur tension, pasi serbët lokalë që në raste protestonin dhunshëm kundërshtonin kryetarët shqiptarë në komunat veriore dhe policët e Kosovës për rreth. /Gazeta Express