Kryetari i Shoqatës ‘Zëri i Prindërve’, Bajram Çerkinaj, ka mbajtur fjalim para turmës që janë tubuar në shenjë proteste për mospërfshirjen e veteranëve në rritjen e pagës minimale, raporton Gazeta SInjali.
Çerkinaj ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke thënë se ata nuk e dinë çka është liria, por sipas tij, dinë vetëm të gënjejnë.
“Nuk mundesh me i rrejt ata që i ke rrejt para dy vjetësh. Edhe ata janë mbush mend me e ditë kush është Albin Kurti. UÇK, Liri, ju jeni liria e Kosovës. Flisni fort e flisni çlirë. Unë shoqatën e dëshmorëve, veteranëve e luftës janë edhe dëshmorë edhe më të mëdhenj…. Krejt Kosova është për liri. Kush është ai që s’i përkrah. O ju që po na udhëheqni, ku jeni more? Ku jeni more për këtë popull? Ruani se ju nuk dini se çka është liria. Ju dini veç me rrejt e me shëmtu edhe ma zi se ata që na kanë shëmtuar gjakpirësit e 98-s e 99-s. Tmerr po jetojmë. E kemi gëzuar një liri e ne po e dëmtojmë atë. Kush janë ata? Këta që po thonë se veteranët s’kanë të drejt të marrin pagë normale, s’kanë të drejt të marrin frymë, s’kanë të drejtë fëmijët t’i shkollojnë. Kush po na pengon?” ka thënë ai në fjalimin para protestuesve.
Çerkinaj ka bërë thirrje që shumë shpejt të organizohet edhe një protestë tjetër në mbështetje të veteranëve të UÇK-së.
“Nuk mundesh me i rrejtë ata që i ke rrejtë para dy vjetë e gjysmë, ata janë mushë mend sot o kryeministër. Ata e dinë sot kush oshtë Albin Kurti. Kjo protestë është e vogël. Duhet të bëjmë edhe tjera protesta. Nuk ka çka na vynë në këtë ndërtesë kryeministri jonë. Mos te çojmë gjatë, dhe të organizojmë një protestë të dytë”, u shpreh Çerkinaj ndër të tjera./GazetaSinjali/