Super futbollistët e vegjël të FC Drita U11 po na bëjnë krenarë me sukseset e tyre në turne brenda e jashtë vendit, ka thënë, kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me rastin e pritjes që ua ka bërë atyre.
Lindi, Roani, Atiku, Admirimi, Adriatiku, Ajani, Endri, Orion, Rinasi dhe Omeri janë 10 futbollistët e vegjël të cilët i takova sot bashkë me trajnerin Hekuran Ismaili, në shenjë mirënjohje dhe stimulimi për të vazhduar me arritje të reja edhe më gjerë., ka thksuar kryetari Hyseni.
Nga ana tjeter, trajnerin i tyre ,Hekuran Ismaili, e ka falenderuar kryetarin Hyseni per mirëpritjen dhe vlerësimin e tij.
“Vleresimi i juaj për këta fëmijë është vullnet për ta, sepse po vlerësohen për punen dhe vullnetin ndaj sportit”, ka thënë trajneri Hekuran Ismajli.
Ai ka shprehur respekt për kryetarih Hyseni edhe nga Shkolla e Futbollit FC Drita.