Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell paraqitet edhe ditën e premtë.
Më vonë pasdite përreth viseve malore mund të zhvillohet ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
Temperaturat minimale zbresin në 18C e 20C, e ato maksimale shkojnë deri në 35C e 37C.
Mot shumë i nxehtë dhe me erë parashihet për ditën e shtunë në vend, me maksimale që kapin vlera deri në 37C e 38C.
Me diell mbetet moti edhe ditën e diel, megjithëse me një rënie të temperaturës në 32C e 33C. Temperaturat sërish sënojnë rritje në fillim të javës vijuese edhe deri në 38C e 39C, ditën e martë, njofton Prishtina Weather.