FC Drita nuk është dorëzuar përballë Viktoria Plzenit në Conference League.
Ndeshja e parë e zhvilluar sonte është mbyllur pa gola.
Pavarësisht një presioni të madh të vendasve për ta gjetur golin dhe për ta vendosur veten në pozicion më komod për ndeshjen e dytë, mbrojtja gjilanase është mbajtur mirë dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Sidomos portieri i klubit kosovar, Smakiqi sonte ishte në natën e tij më të mirë.
Drita është treguar e rrezikshme në minutën e tetëdhjetë e gjashtë, por Dabiqaj ka gabuar nga afërsia.
Drita pas një jave në Prishtinë do të hyjë në fushë për një ndeshje ku të gjitha opsionet janë në lojë.