Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me vranësira të pjesëshme dhe intervale me diell.
Sipas IHMK-së, në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të mëdha.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Era do ta mbajë drejtimin e njejtë nga verilindja , shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 4 m/s.”