Ndeshja e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Conference League ndërmjet skuadrës së Dritës dhe asaj çeke të Viktoria Plzen është cilësuar si ndeshje tejet e vështirë nga stafi teknik i ‘bardheklatëvre’ nga Gjilan.
Trajneri i nënkampionit të Kosovës, Dritës, Akis Vavakis, ka thënë do te jete nje ndeshje mjaft e veshtire, madje nje ndeshje edhe me e veshtire se ne Çeki. Ndërkohë, që Drita në transfertë tregoi se mund t’i bëjë dëm kundërshtarëve, teksa gjilanasit duket se kanë fituar eksperiencën e duhur në kompeticionet europiane pasi në sezonet e kaluara janë ndeshur edhe me Feyenoord dhe Antwerp.
Ndërkaq, skuadra ceke e befasuar me rezultatin e ballafaqimit të parë në stadiumin “Doosan Arena” 0-0, është paralajmëruar se nuk do ta ketë lehtë në takimin kthyes, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për një rezultat pozitiv.
Pavarësisht kësaj, Drita është gati për hapin e madh dhe për të kaluar në turin e tretë aty ku do të sfidonin maltezët e Gzirës, ngase gjithcka është e mundshme.
Takimi mes Dritës dhe Viktoria Plzen luhet sonte në “stadiumin e “Fadil Vokrri”, duke nisur nga ora 20:00. /RadioStra/