Kosova dhe një pjesë e Ballkanit janë përfshirë nga reshje shiu, Gjermania duket se po përjeton dimër në mes të verës.
Qyteti Reutlingen në Gjermani është përfshirë nga një stuhi e pazakontë.
Për shkak të shiut dhe breshërit, në Reutlingen dukej si dimër në mes të verës. Breshëri, një deri në dy centimetra në madhësi, gjithashtu bllokoi kanalizimet dhe rrugët u përmbytën.
Sipas mediave gjermane, shtresa e breshrit në qendër të qytetit ishte 30 centimetra e lartë.
Për të pastruar rrugët e qytetit dolën edhe borëpastrueset. Policia lëshoi një alarm rreziku, por deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo aksidente rrugore.