E kush dëshiron t’i kalojë muajt e verës pranë vendlindjes nuk ka mundësi assesi të mos e vizitojë Astoria Luxury & Spa Hotel, një nga perlat e hotelerisë gjilanase, e mbase edhe kosovare.
“Astoria Luxury & Spa Hotel” me koncept All Inclusiv dhe koncepte tjera sipas dëshirës dhe nevojës, ka qenë një nga desitnacionet më të preferuara për mërgimtarët, jo vetëm për vizita kalimthi, por edhe me ndeja, mbrëmje, ahengje, dasma, dhe akomodim në lloje te ndryshme të dhomave si dhoma standarte e deri tek suitat e vecanta familjare me arkitekturë moderne ku komoditeti është në kulm.
Si hotel luksoz “Astoria Luxury & Spa Hotel”, ofron shërbim në restorantin kryesor te stilit bufe e hapur me stafin më miqësor dhe menunë e pasur të pijeve dhe ushqimin e shijshëm. Po ashtu Astoria SPA Center ofron SPA, jacuzzi, banjo turke, sauna, pishinë të brendshme me ujë me kripë deti, banjë me kovë, dhoma relaksi dhe fitnes, si pajisje të reja që ju ndezin ndjenjat më të bukura. dhe duke pasuruar momentet tuaja të veçanta.
Mos e humbisni rastin të përfitoni nga shërbimet e shumëta dhe të llojllojshme të këtij hoteli./Radio Star/