Në prag të edicionit 2023/24 në Superligë, klubi ynë FC DRITA ka mbajtur konferencën e parë për media.
Në konferencë trajneri Akis Vavalis dhe kapiteni Ron Broja folën për ndeshjen ndaj Llapit.
Trajneri Akis Vavalis tha se ka punuar me djemtë që pas ndeshjeve në Evropë dhe nesër duhet ta nisim kampionatin me fitore.
“Është shumë e rëndësishme të fitojmë nesër ndaj Llapit, sepse periudha e Evropës ka përfunduar dhe tani duhet të jemi të fokusuar në kampionat. Do të takohemi me një skuadër të fuqishne si në organizim edhe financiarisht, por më e rëndësishme për ne është si do shkojë performanca jonë. Kemi një skuadër shumë të mirë dhe kemi konkurrencë në çdo pozitë, por kjo është ajo që duam që të kemi sa më shumë futbollistë në dispozicion”, ka thënë Akis.
Ndërsa, kapiteni Ron Broja tha se ndeshja ndaj Llapit do të jetë e vështirë dhe pret agresivitet.
“Nesër na pret një ndeshje e vështirë ndaj Llapit. Jemi munduar të punojmë gjatë gjithë javës sepse e dijmë që skuadra kundërshtare është përforcuar shumë. Jemi të vetëdijshëm që ndeshjet në Evropë dhe kampionat ndryshojnë, por shpresoj dhe besoj që nesër të qasemi me seriozitet, të jemi agresiv, të fitojmë ndeshjen e parë dhe tri pikë”, ka thënë Broja.
Edhe trajneri Vavalis tha se DRITA nuk do të jetë ndryshe as këtë vit, por me synim fitoren gjithmonë.
“Kemi me qenë më ofanziv, por gjithmonë duke e ruajtur formën dhe ruajtu portën. Sa i përket përbërjes kemi pasur bashkëpunim me Drejtorin Sportiv, Valon Zymberi dhe mendoj se kemi arritur përbërjen e duhur.
Në kuadër të javës së parë, FC DRITA do të takohet me KF Llapin, e diele ora 17:00, stadiumi sintetik (te rrethi).
Konferencën e plotë mund ta ndiqni në profilin zyrtar të klubit https://fb.watch/mnn3TMkeCd/?mibextid=2JQ9oc
𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀⬜️🟦