Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe tash këshilltar politik i zv.kryeministrit Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se kryeministri Albin Kurti, në Tetovë dhe Çair promovoi idenë e “Shqipërisë së madhe”.
Ai ka shkruar në Facebook se Vuçiqi do të ishte mirë të merrte masa të menjëhershme për të ndërprerë diskriminimin, pasivizimin dhe gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
“Si dhe të zbatojë obligimet ndërkombëtare të marra nga tri marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të Luginës. Se sa të referohet në këtë gjuhë të papranueshme”, ka shkruar ai.