Policia e Kosovës, ka apeluar tek qytetarët e vendit si dhe bashkatëdhetarët, përveç Merdares, për mundësinë e shfrytëzimit të pikë kalimeve tjera kufitare edhe ato me Serbinë, që siç thuhet ka më pak pritje.
“Policia e Kosovës njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët për mundësitë e kalimit në pikat e tjera të kalimit kufitar, si dhe i lut qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera me Serbinë siç janë: PKK Muqibab, Jarinje, Bernjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve”, thuhet në njoftim, transmeton klankosova
Kjo për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve,që po shkaktohen pritje të gjata në disa pika kufitare, në veqanti në atë në Merdarë.