Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të Urdhrit Operativ “Goditja”, gjatë këtyre dhjetë ditëve janë arrestuar 122 persona, prej tyre 38 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe janë konfiskuar 43 armë.
Policia bëri të ditur se janë realizuar 4,402 Pika Kontrolli për Automjete, 1,314 prej tyre me radarë dhe alkool-test, janë kontrolluar 25,323 vetuar, janë kontrolluar 353 lokale.
Policia paralajmëroi se edhe ditëve në vazhdim do të jetë në zbatim urdhri në fjalë dhe do të vazhdojnë aktivitet e policisë në zbatim të tij.
“Policia e Kosovës, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, respektivisht ruajtjen e rendit e qetësisë publike, nga data 8 gusht ka filluar së zbatuari një plan operativ i cili do të shtrihet në tërë vendin”, bëhet e ditur në komunikatën për media.
“Detyrat që parashihen të realizohen gjatë zbatimit të planit operativ “Goditja”, janë shtimi i aktiviteteve/patrullimeve policore, kryesisht në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato”.