Manchester Unitedi më në fund do të kalojë në duart e miliarderëve të Katarit pasi mediat angleze shpallën datën e blerjes së klubit mëngjesin e sotëm (e mërkurë).
Klubi i famshëm anglez është në shitje që nga nëntori i vitit të kaluar kur familja Glazer pas vitesh protestash nga tifozët vendosi të hiqte dorë dhe ta nxirrte në shitje klubin.
Megjithatë, Sheikh Jassim e fitoi këtë betejë të ashpër dhe shteti i Katarit do të udhëheqë Manchester United për vitet në vijim, gjë që mund ta sjellë klubin në të njëjtin nivel me rivalët e qytetit, Manchester City.Mediat angleze të mëngjesit të sotëm raportojnë se data e shitjes zyrtare të Manchester United është caktuar për mesin e tetorit.
Sheikh Jassim do të ndajë plot 6.05 miliardë euro për blerjen e United.Kështu, familja Glazer do të ketë fitime të pabesueshme nga United, pasi biznesmenët amerikanë i paguan klubit më pak se një miliard euro në vitin 2005 dhe tani do ta shesin për më shumë se gjashtë miliardë.